Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Farton Ahmeti njëherit edhe kryetar i degës së BDI-së në Tetovë, sot përmes një postimi ka akuzuar kryetarin e komunës së Tetovës Bilall Kasami për abuzim me pronën intelektuale duke përdorur pa të drejtë veprat e Ismail Kadaresë dhe duke shkelur të drejtat e Shtëpisë Botuese “Onufri”, shkruan Top24
“Bilall Kasami nuk u mjaftua me keqpërdorimin e pronës publike të Tetovarëve, por tani ka vënë dorë edhe mbi pronën intelektuale – duke përdorur pa të drejtë veprat e Ismail Kadaresë dhe duke shkelur të drejtat e Shtëpisë Botuese “Onufri”. Ky abuzim i pafytyrë nuk mbulohet dot as me tituj nderi – se të shpallësh Kadarenë “Qytetar Nderi” nuk të jep licencë për vjedhje kulturore, njësoj siç nuk të jep të drejtë për të abuzuar me pasuritë e qytetarëve të Tetovës. Ky është mentalitet uzurpatori, jo i një kryetari të denjë!”, shkruan Ahmeti.