Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, njëherësh kryetar i Degës së kësaj partie në Tetovë, Faton Ahmeti, mori pjesë në iftarin e përbashkët me këshillat vendorë ” Qendër”, “Sahat Mahalla” dhe Gam-gam.
Z. Ahmeti ka falënderuar aktivistët, pjesëmarrësit dhe organizatorët e këtij iftari.
Postimi i plotë i z. Ahmeti:
Sonte kisha nderin të marr pjesë në iftarin e përbashkët me Këshillat vendorë “Qendër”, “Sahat Mahalla” dhe “Gam-gam”.
Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë të qëndroj afër aktivistëve dhe qytetarëve, siç kemi qëndruar gjithmonë.
I falënderoj përzemërsisht organizatorët dhe pjesëmarrësit.
#bashkë #Qendër #SahatMahalla #GamGam


