Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti së bashku me Hazbi Likën, komandant i brigadës 112 Mujdin Aliu, Rafiz Halitin dhe bashkëluftëtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare kanë bërë homazhe pranë bustit të Mujdin Aliut në fshatin Poroj.
“I vendosur për të flijuar dhe sakrifikuar për kombin, la gjurmë, si dëshmorë i rënë në Kosharrë, në thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar. Vepra e tij jeton tek secili prej nesh, prandaj do ta nderojmë sa të jetë jeta!” shkruan Faton Ahmeti.