Drejtori i Fondit dhe sigurimit shëndetsor Faton Ahmeti është ftuar nga Departamentit Amerikan të Shtetit për një trajnim nga 04 shkurti në Uashington në kuadër të programit IVLP (International Visitor Leadership Program).
Me ftesë të Departamentit Amerikan të Shtetit (U.S. Department of State), nga 4 shkurti qëndroj në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kuadër të programit IVLP (International Visitor Leadership Program).
Gjatë qëndrimit tre javorë, bashkë me kolegët, nga 21 shtete të ndryshme të botës do të kemi mundësi nga afër të shohim dhe mësojmë për funksionimin e shtetit më të zhvilluar në glob, edhe atë në të gjitha nivelet: federativ, shtetëror dhe lokal, duke qëndruar në më tepër shtete përbrenda SHBA-së.