Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim – Dega në Tetovë, Faton Ahmeti ka reaguar ndaj skandalit të kryetarit të Komunës së Tetovës, për shitjen e tokës publike prej 7000 m2 me çmim prej 70 denarë për m2.
Ahmeti këtë veprim e quan vjedhje të pastër të pasurisë publike.
Reagimi i plotë:
7000m² në qendër të Tetovës (MONOPOLI) për vetëm 70 denarë për m² e shitur nga kryetari i Komunës, Bilall Kasami!
Kaq vlen qyteti për ata që duhet ta mbrojnë?!
Kjo nuk është as gabim, as neglizhencë – është vjedhje e pastër e pasurisë publike! Tetova nuk është plaçkë për pazare të ulëta!
Përgjegjësi!