Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, njeherit kryetar dege i kësaj partie në Tetovë, Faton Ahmeti ka akuzuar kryetarin e komunës së Tetovës se me pakon financiare Vucher prej 3mijë denarë po tenton të blej votat e Tetovarëve ndërsa nga ana tjetër ua shet pronën publike për 70 denarë, shkruan Top24
Kjo është një tentativë e pastër për blerje votash para zgjedhjeve lokale!
Pronën publike të tetovarëve e shet me 70 denarë për metër katror, e nga ana tjetër përpiqesh t’i blesh me 3.000 denarë.
Me kandarin tënd Bilall, a nuk është më mirë të ndash 43 m² tokë shtetërore për çdo qytetar?!
Tetori është afër! Tetova do të të japë përgjigjen që e meriton: Ne as shitemi, as blihemi!