Sekretari i përgjithshëm njëherit kryetar i degës së BDI-së në Tetovë, Faton Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka njoftuar se kanë filluar punimet nga ana e Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore po realizohet asfaltimin e një pjese të rrugës regjionale 12 03 në Tetovë, përkatësisht në afërsi të Kazermës dhe stadiumit të qytetit. Realizimi i këtij projekti që kap vlerën prej 10 milion denarë është pjesë e Programit vjetor për investime.
“Jemi të fokusuar në realizimin e Programit vjetor për investime të NPRRSH dhe në kuadër të këtij Programi realizohet edhe projekti për ndërtimin e rrugës regjionale 12 03 në Komunën e Tetovës.
Punohet në mënyrë intensive për asfaltimin dhe lëshimin në përdorim të këtij aksi rrugor.
Investitor për realizimin e këtij projekti është NPRRSH, ndërsa vlera është rreth 10 milion denarë, mjete të cilat janë të parapara në Programin vjetor”, kanë njoftuar nga NPRRSH.” shkruan Faton Ahmeti përcjellë Top24