12.3 C
Tetovo
E premte, 18 Tetor, 2024
BallinaLajmeFATON AHMETI / BDI nuk e mbështet nismën për Akademinë Shqiptare,bëhet fjalë...

FATON AHMETI / BDI nuk e mbështet nismën për Akademinë Shqiptare,bëhet fjalë për OJQ!(video)

BDI-ja nuk e mbështet nismën e koalicionit VLEN për Akademinë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Faton Ahmeti nga kjo parti, e vlerëson të dëmshme nismën e partive shqiptare në pushtet për Akademinë, në formën e prezantuar një ditë më parë duke thënë se bëhet fjalë për një organizatë joqeveritare dhe jo një akademi të mirëfilltë.

“Është devalvuar një akademi e paralajmëruar nga niveli i akademisë në nivel të një organizate joqeveritare.
Mendoj që nuk ja vlen të bëhemi pjesë e projekteve të tilla, të cilat e devalvojnë atë që përfaqësohet shqiptare çështjen e akademisë në këtë rast. Dmth nuk jemi pjesë e planeve dhe nuk jemi pjesë e projekteve të tilla
Nuk jemi të interesuar për të mbështetur projekte të cilat cënojnë interesin e shqiptarëve dhe projekte të cilat denigrojnë atë që është shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Ahmeti.

https://www.youtube.com/watch?v=tSupOHxipYQ

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments