3.2 C
Tetovo
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026
BallinaLajmeFatmir Limani paralajmëron zgjedhje të reja parlamentare?!

Fatmir Limani paralajmëron zgjedhje të reja parlamentare?!

Ministri për Punë Sociale, Demografi dhe Rini, Fatmir Limani, ka reaguar lidhur me deklaratat për vendosjen e një “moratoriumi” mbi aktivitetet politike, pas vendimit për shkrirjen e Lëvizja Besa në koalicionin VLEN.Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Fatmir Limani thekson se moratoriumi nënkupton pezullim të një procesi, por shton se në politikë një masë e tillë duhet të jetë e arsyetuar dhe e konsultuar me strukturat, pa dëmtuar funksionimin demokratik.Tutje, Limani thekson se strukturat nuk mund të paralizohen me vendime të njëanshme, pasi përfaqësojnë angazhimin e anëtarësisë në terren. Sipas tij, komunikimi me qytetarët dhe organizimi politik janë thelbësore për jetën demokratike të subjektit.

Në fund, Limani ngre edhe pyetjen nëse moratoriumi do të vlejë edhe gjatë fushatës zgjedhore që pritet të pasojë së shpejti.

Statusi i plotë i Fatmir Limanit

“Pezullim i aktivitetit ose një procesi të caktuar. Megjithatë, në praktikën politike dhe organizative, një masë e tillë duhet të jetë e arsyetuar, e konsultuar me strukturën dhe në funksion të stabilitetit. Asesi në dëm të funksionimit demokratik të strukturave, të cilat zhvilluan subjektin deri në masën e përfaqësimit në qeverisje.

Deklaratat e fundit lidhur me vendosjen e një “moratoriumi” mbi aktivitetet politike ngrejnë shqetësime serioze për mënyrën e konceptimit dhe funksionalitetit organizativ. Strukturat politike nuk mund të paralizohen përmes vendimeve të njëanshme, pasi ato përfaqësojnë vullnetin dhe angazhimin e anëtarësisë në terren.

Funksionimi normal i strukturave, komunikimi me qytetarët dhe organizimi politik janë elemente thelbësore të jetës demokratike të çdo subjekti politik. Çdo qasje që synon kufizimin e këtyre proceseve rrezikon të prodhojë pasoja të kundërta nga ato që pretendohet të arrihen.

Është e domosdoshme që vendimmarrja të mbështetet në parimet e konsultimit, transparencës dhe respektimit të rolit të strukturave në të gjitha nivelet. Vetëm përmes një qasjeje gjithëpërfshirëse mund të ruhet uniteti, besimi dhe funksionaliteti organizativ.

Në këtë kontekst, lind natyrshëm edhe një pyetje:

A do të vlejë masa e moratoriumit edhe në kohën e fushatës zgjedhore që pritet të pasojë së shpejti ?!

Organizimi politik nuk ndërtohet mbi pezullime të imponuara, por mbi bashkëpunim, përgjegjësi dhe vendimmarrje kolektive.

Në betejat e zhvilluara me “bërryla”, humbin hileqarët. Dhe veprimi mbi: “.., u ndal shiu…”, të shpie në mes të kërkundit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments