11.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeFatmir Limani nga VLEN bëhet ministër dhe lëshon postin e deputetit ...??

Fatmir Limani nga VLEN bëhet ministër dhe lëshon postin e deputetit …??

Në VMRO-DPMNE mbeten ministritë më të rëndësishme të MPB-së, MPJ-së, Bujqësisë, Transportit dhe Lidhjeve, Financave, Arsimit, Kulturës, Vetëqeverisjes Lokale, Bashkësive Etnike, Transformimit Digjital, dy prej të cilave do të shkojë në partinë e Stoiljkoviçit dhe në Partinë Socialiste. Pozitë ministrore do të ketë për bashkëpunëtorët më të afërt të Hristian Mickoskit si: Alekdsandar Nikolovski, Vlado Misajlovski, Gordana Dimitrovska Koçovska, Timço Mucunski, ndërsa Mickoski pritet të mos shkarkojë Pançe Toshkovskin, Stefan Andoniv, Cvetan Tripunovskin.

Ministrat nga VLEN tashmë që përfolen dihen. Sipas informacioneve të TV24 nga një zyrtar i lartë i “VLEN”,

Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i ekologjisë do të jetë Izet Mexhiti.

Zëvendëskryeministër për Integrime Evropiane përmendet Admirim Aliti nga Alternativa.

Bujare Abazi nga ASH në postin e zëvendëskryeministres për qeverisje të mirë dhe luftë kundër korrupsionit.

Arben Taravari rikthehet në Ministrinë e Shëndetësisë.

Fatmir Limani (deputet aktual) në Çështjet sociale .

Besar Durmishi, tek Ministria e re për Ekonomi dhe Punë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments