Fatmir Limani nga Lëvizja Besa nëpërmjet një statusi në Facebook ka konfirmuar takimin me kreun e VMRO-së Hristijan Mickoski, bashkë me kryetarin e Besës Bilall Kasami. Limani ka bërë të ditur se çfarë kanë biseduar në takim me kreun e Vmro-Dpmne-së.
Ja postimi plotë:
NË TAKIM ME MICKOSKIN BISEDUAM:
️️Për takimin e A. Ahmetit dhe Mickoskit që kan zhvilluar në Kuvend, por edhe lutjet e Aliut që të bëjnë koalicion parazgjedhorë..
Për kërkesën e BDI-së, që të marrin “LICENCËN” e LOTARIS private, për të instaluar sistemin e Bixhozit edhe më fuqishëm në vend..
Për pazaret milionshe të ÇETËS, në lidhje me “KORIDORIN 8-të”
Për keqpërdorimet dhe reketimet që bëjnë funksionarët që udhëheqin me DAP (UJP)..
️Për shpëtimin e vendit nga ÇETA E HAJDUTËVE udhëhequr nga Karadyzen Ali Beu..
Edhe për….
Një projekt të zgjerimit të rrugës më frekuemtuese në Çair, të cilën e premtoi dhe nuk e realizoi asnjëherë Çeta e Karadyzenit…
️*Ps: Spiunit të Karadyzenit që mos i mbetet “ezhgall” se çfarë kemi diskutuar tjetrën herë është i mirëseardhur në tavolinë sepse unë flas hapur kudo.