Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, i ftuar sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 tha se autostrada Shkup-Bllacë është bërë histori. Ai kritikoi Bujar Osmanin, ku tha se ky i fundit ngeli duke u fotografuar për fillimet e punimeve të kësaj autostrade, ndërsa i bëri thirrje të fotografohet edhe një herë për të parë se ku ka mbetur kjo autostradë. “Autostrada e Bllacës është bërë histori. I rrisim pritshmëritë deri në ato përmasa dhe vozisim me imagjinatë, ndërsa nuk kemi përmbyllje të dy kilometërishit të parë në këtë autostradë. Mbaj mend Bujar Osmanin ku ngeli duke u fotografuar disa here në atë pjesë, prandaj i bëj thirrje të fotografohet edhe një here se në çfarë gjendje ndodhet kjo autostradë.