0.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeFatmir Bytyqi-LSDM: Është e tmerrshme që borxhi publik të arrijë në 70.8 për...

Fatmir Bytyqi-LSDM: Është e tmerrshme që borxhi publik të arrijë në 70.8 për qind, më i larti në histori.

“Borxhi publik në dhjetor 2023 ishte 58.6 për qind, që tani më 31 dhjetor do të kemi borxh publik 66 për qind, dhe nëse kësaj i shtojmë edhe detyrimet e pa matura të njësive të vetëqeverisjes vendore, arrijmë në një borxh publik prej 70.8 për qind. Merrni fjalën time, më 15 janar do të flasim nëse është kështu apo jo. Asnjëherë në historinë e Maqedonisë nuk kemi pasur një borxh të tillë publik. Dhe kjo është e tmerrshme për shtetin”.

Kështu tha deputeti i LSDM-së Fatmir Bytyqi në Komisionin e sotëm për financim të buxhetit, ku u diskutua për propozim-buxhetin për vitin 2025.

“Duhet të shohim se si do të përballemi me të. Kjo është arsyeja pse kjo nuk është përfshirë në strategjinë fiskale dhe ne ua theksuam. Por kur lexojmë shifrat, po të shkosh te dokumenti që është bërë nga zyra e buxhetit parlamentar në faqen 36, në mallra dhe shërbime, thotë se me 15 për qind në krahasim me ribalancin, materialet dhe inventari i imët janë në rritje. Kjo është 757 milionë denarë. Në shërbimet e kontratës, 4.9 miliardë rritje në shërbimet e kontratës. Janë 80 e diçka milionë euro shërbime kontraktuale”, tha Bytyqi.

Seanca e Komisionit është në pauzë për shkak të përplasjes verbale të deputetëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments