7 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeFarmacistët kundërshtojnë Fondin Shëndetësorë,nga data 1 tetor që qytetarët ilaçet mund t’i...

Farmacistët kundërshtojnë Fondin Shëndetësorë,nga data 1 tetor që qytetarët ilaçet mund t’i marrin vetëm përmes recetës së shoqëruar nga letërnjoftimi apo pasaporta

Oda e farmacistëve të Maqedonisë nuk mbështet vendimin e djeshëm të Fondit Shëndetësor i cili njoftoi se nga data 1 tetor qytetarët ilaçet mund t’i marrin nga farmacitë vetëm përmes recetës së shoqëruar nga letërnjoftimi apo pasaporta. Kreu i Kuvendit të Odës së Farmacistëve thotë se një metodë e tillë do të krijojë më shumë kaos tek barnatoret e vendit, se sa një mekanizëm kontrollues siç e ka paraparë Fondi Shëndetësor.

Lind pyetja a jemi ne personat adekuat të cilët mund t’i kërkojmë letërnjoftim apo pasaportë pacientit apo personit i cili do të marrë ilaçe në emër të pacientit. E dyta, a është ky mekanizëm i kontrollit të dhënies së terapive të tepërta nga ana e mjekëve apo farmacistëve. Unë mendoj se theks të veçantë duhet t’i vendosim përshkrimit të terapisë adekuate për pacientin i cili ka nevojë. Dhe ky nuk është mekanizëm adekuat për të bërë kontrollin sa duhet të dhënies së barnave qoftë në farmaci qoftë nga ana e mjekut amë – deklaroi Imer Imeri, Kryetar i Kuvendit të Odës së Farmacistëve.

Qytetarët e anketuar nga ALSAT me qëndrime të ndara rreth vendimit të Fondit Shëndetësor. Disa prej tyre mendojnë se kjo risi është e panevojshme, ndërsa për disa të tjerë nuk paraqet ndonjë pengesë.

“Nuk e di përse e bëjnë një gjë të tillë. Përse patjetër me letërnjoftim apo pasaportë? Nuk e kam të qartë kur në recetë shkruan emri dhe mbiemri nuk do duhej të jetë kështu. Metoda e deritanishme nuk ishte e keqe, në Serbi p.sh. gjithçka shkon përmes kompjuterit,  nuk ka receta. Nuk pajtohem me këtë risi”.

“Në rregull është kjo, përse jo me letërnjoftim. 3:08 Me letërnjoftim mua më duket e logjikshme ndërsa recetën patjetër ta marrësh, dhe së bashku me të edhe letër njoftimin”.

Fondi Shëndetësor një ditë më parë njoftoi për vendimin e ri i cili pritet të hyjë në fuqi muajin e ardhshëm. Të kontaktuar nga ALSAT krerët e Fondit nuk dhanë detaje mbi arsyet që morën një vendim të tillë duke thënë se gjatë ditës së nesërme do të shpalosin të gjitha detajet. Jozyrtarisht bëhet e ditur se vendimi është sjellë kryesisht me qëllim evitimin e keqpërdorimeve të ilaçeve nga ana e pacientëve dhe furnizimin e papenguar të personave të siguruar me ilaçe.

Për muajin gusht MSH mori vendim që nëpër qytetet turistike të vendit, të hiqen kuotat e ilaçeve me qëllim që qytetarët e siguruar të mos përballen me mungesën e tyre. Marrja e ilaçeve pa kuota u bë pikërisht përmes letër njoftimit, metodë e cila krijoi shumë pakënaqësi tek pacientët ndërsa kaos tek farmacitë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments