27.7 C
Tetovo
E enjte, 7 Gusht, 2025
BallinaLajmeFamiljet në nevojë dhe pensionistët do të marrin ndihmë për të blerë...

Familjet në nevojë dhe pensionistët do të marrin ndihmë për të blerë kondicioner inverter

Familjet më të rrezikuara do të përfitojnë ndihmë për të blerë kondicioner inverter, me qëllim uljen e shpenzimeve për energji elektrike dhe ngrohje. Ministria e Energjisë ka shpallur një thirrje publike, në të cilën mund të aplikojnë familjet që plotësojnë kushtet për të marrë një klimë inverter me fuqi 3.5 kilovat dhe klasë energjetike minimum A+, që kursejnë energji elektrike dhe janë efikase për ngrohje dhe ftohje.

Sipas kritereve të shpallura, për kondicioner inverter mund të aplikojnë familjet me të ardhura të ulëta që ndodhen në gjendje të varfërisë energjetike dhe të cilat në muajin më të mirë gjatë vitit të kaluar nuk kanë kaluar të ardhurat mujore si më poshtë:
• 25.000 denarë për një familje me një anëtar,
• 31.000 denarë për familje me dy anëtarë,
• 37.000 denarë për familje me tre anëtarë,
• 43.000 denarë për familje me katër ose më shumë anëtarë.

Në varësi të kategorisë, këto familje do të mund të marrin ndihmë nga 25.000 deri në 35.000 denarë.

Gjithashtu, mund të aplikojnë edhe familjet ku pensionistët janë të vetmit që sjellin të ardhura, me këto kushte:
• 15.700 denarë për një anëtar,
• 19.800 denarë për dy anëtarë,
• 23.700 denarë për tre ose më shumë anëtarë.

Këto familje do të mund të përfitojnë ndihmë nga 10.000 deri në 20.000 denarë.

Nuk kanë të drejtë për këtë ndihmë familjet që janë të kyçura në sistemin e ngrohjes qendrore ose ato që më parë kanë përfituar subvencione për blerje të klimës apo sobës me pelet.

Afati për aplikim është 60 ditë nga dita e publikimit të shpalljes. Nga buxheti janë ndarë 170 milionë denarë për këtë masë. Thirrja publike dhe formularët e aplikimit janë publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments