7.6 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeFamilja është pikënisja për çdo fitore, flet Florin Besimi

Familja është pikënisja për çdo fitore, flet Florin Besimi

Sot, Dr. Florin Besimi, ka publikuar një foto familjare, ku shihet bashkëshortja e tij, Flora, e cila është magjistre e Pedagogjisë dhe tre fëmijët e tij, Sara, Iliri dhe Ylli, me ç’rast ka cekur se “jam i lumtur me familjen time, andaj, kjo është pikënisja ime për çdo fitore”.

Kandidati i BDI-së, dr. Florin Besimi, është tepër i ngarkuar me angazhime profesionale, por, familjes i kushton kujdes dhe rëndësi të veçantë, edhe pse ka pak kohë për të ndarë me ta, lumturia e tij, fillon me familjen

Dr. Florini në rrethin e tij shoqëror, është i njohur si shumë i përkushtuar si bashkëshort e prind, dhe mjaft i pasionuar për të diskutuar me fëmijët e vet, për çështjet që ata i preokupojnë, që nga leximi dhe mësimi, aktivitetet kulturore e sportive, deri te datat e rëndësishme nacionale, simbolet dhe dashuria për gjuhen shqipe.

Zhvillimi i personalitetit të gjithanshëm, është motiv prindit të zhvillojë tek fëmija i vet, prandaj, këtë me shumë sukses e arrin edhe dr. Florini, duke i inkurajuar dhe përkrahur tre fëmijët e tij, të kenë vullnet për të zënë dije, për të qenë solidar dhe për të pasur qëllime fisnike në jetë.

Dr. Florini, ka pasion bashkëbisedimin dhe shëtitjet e përbashkëta me familjen, duke zgjuar tek fëmijët e tij, kulturën e debatit, tolerancën dhe durimin e dëgjimit të të tjerëve, kur shprehin qëndrime e veta. Ai ushqen tek ta ndjenjën e thellë të barazisë, besimit të devotshëm me dashuri të pakufishme për familjen, kombin dhe njerëzimin.

Gjithsesi, dr. Florini i motivon fëmijët e vet, të jenë të shoqërueshëm me bashkëmoshatarët, të merren me aktivitete kulturore e sportive, në veçanti, të lexojnë e mësojnë, për kombin e vet dhe të menduarit për ato që i lexojnë dhe mësojnë, jo vetëm në shkollë, por edhe në familje, në rrugë apo gjatë mësimit, që nesër të jenë qytetarë të denjë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments