Kompania e djalit të Sasho Mijallkovit, “Best way investment” i bleu banesat luksoze në Vodno që u konfiskuan në rastin “Perandoria”.
Banesat ndodhen në Vodno, në rrugën Sllavejko Arsov në afërsi të shtëpisë së Mijallkovit. Njërsa banesë është 73 metër katrorë e vlerësuar 101.500 euro dhe tjetra 78 metër katrorë në vlerë prej 106.800 euro si dhe garazhi prej 30 metër katrorë e vlerësuar 20.400 euro.
Drejtori i Agjencisë për menaxhimin e pasurive të konfiskuara, Driton Nebiu për “Fokus”, thotë se kjo është situatë paradoksale dhe fajëson ligjin.
“Ligji ndalon vetëm të dënuarin të merr pjesë në shitjen e pronës së konfiskuar, por jo edhe familja e tij. Kjo është situatë paradoksale ku nga i ati, prona përfundon te i biri. Kam reaguar dhe kam kërkuar ndryshime nga ligji, por kjo nuk është bërë”, tha Nebiu./Telegrafi/