5.9 C
Tetovo
E diel, 19 Janar, 2025
BallinaLajme‘Falje shqiptarëve’, Rama: Gabimet e mia, jo me qëllimin për përfitime në...

‘Falje shqiptarëve’, Rama: Gabimet e mia, jo me qëllimin për përfitime në kurriz të popullit

Rama, një ditë pas vendimit për çeljen e negociatave, u kërkoi ndjesë shqiptarëve për gabimet e bëra gjatë qeverisjes së tij.Kryeministri Edi Rama, një ditë pas vendimit për çeljen e negociatave, u kërkoi ndjesë shqiptarëve për gabimet e bëra gjatë qeverisjes së tij.Gjatë ceremonisë së ngritjes simbolike të flamurit të Evropës në ambientet e Kryeministrisë, me rastin e çeljes së negociatave, Rama tha se ndihet krenar që është pjesë e rrugëtimit evropian të vendit.

Ai shtoi se gabimet e bëra prej tij nuk burojnë nga qëllimi për të përfituar në kurriz të shqiptarëve.

“I falënderoj sot me përulësinë më të thellë sot të gjithë shqiptarët që me përulësinë e tyre më bën pjesë kaq të rëndësishme të këtij udhëtimi.

“Ju kërkoj thellësisht ndjesë për gabimet e mia, ato që di apo nuk di, duke i siguruar se asnjë prej tyre nuk buron nga qëllimi për të përfituar në kurriz të të tjerëve”.

“Nga thellësia e shpirtit ju them sot të gjithëve se kurrë nuk kam qenë më i bindur dhe më i motivuar për ta fituar besimin e tyre. Zoti i bekoftë shqiptarët, zoti e bekoftë Shqipërinë evropiane”, tha kryeministri Edi Rama.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments