4.7 C
Tetovo
E enjte, 19 Shkurt, 2026
BallinaLajme“Faleminderit kryeministër”, veteranët e UÇK-së përgëzojnë Ramën për fjalën në Uashington(video)

“Faleminderit kryeministër”, veteranët e UÇK-së përgëzojnë Ramën për fjalën në Uashington(video)

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë falënderuar sot në 19 shkurt kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, për fjalën e tij të mbajtur në Bordin e Paqes në Uashington, ku gjeti rastin që të ngrejë çështjen e ish-krerëve të UÇK-së, që po gjykohen në Hagë.

“Faleminderit kryeministër Rama”, thuhet në postimin e Organizatës të Luftës së UÇK-së. Faqja zyrtare ka publikuar edhe fjalimin e kreut të qeverisë shqiptare në SHBA.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama sot në Uashington, gjatë Bordit të Paqes për Gazën, foli për gjyqin në Hagë të çlirimtarëve. Ai deklaroi se Gjykata në Hagë është e dështuar.

“Presidenti i Kosovës, që, asokohe, u ndalua të udhëtonte drejt Shtëpisë së Bardhë në mënyrë brutale për të nënshkruar atë marrëveshje, në praninë e presidentit Trump dhe në fakt kjo ishte çfarë u bë nga ai prokuror sikar që përndoqi edhe vetë presidentin Trump dhe për këtë u bë i famshëm botërisht.

Sot, Presidenti i Kosovës ka kaluar gjashtë vjet në një paraburgim nga një gjykate e posaçme në Hagë, e sponsorizuar nga një sërë shtetesh demokratike, disa prej tyre të pranishme dhe këtu dhe që duhet t’u vijë turp nga ajo lloj drejtësie ndërkombëtare. Vetëm javën e kaluar, zoti President, një tjetër prokuror i financuar nga ky vend i madh  e tatimpaguesit e tij, kërkoi 45 vjet burgim për të, një kërkesë që shkaktoi një valë tronditëse poshtërimi në të gjithë tërësinë e një vendi paqedashës.

Dhe në këtë moment ka vetëm disa muaj që qëndrojnë midis një njeriu, i cili u ngrit nga qëndresa ndaj  spastrimit etnik për t’u shndërruar në një paqebërës dhe një rezultati shkatërrimtar nga një gjykatë që deri tani ka dështuar, në çdo hap t’u përmbahet standardeve të drejtësisë demokratike”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare ka mbështetur vazhdimisht ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë përballjes së tyre me Gjykatën në Hagë. Ai e ka konsideruar drejtësinë ndërkombëtare si të turpshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments