Burime brenda Frontit Europian bëjnë të ditur se kanë filluar dialogun me VMRO-DPMNE-në. Edhe pse nuk e përcaktojnë saktë se për çfarë saktësisht po bëhet dialogu, ata thonë se bisedimet që nga dita e djeshme kanë filluar me një intensitet më të lartë.
Sipas informatave që kanë arritur sot në redaksinë e Gazetës Express Maqedoni, këtë të diel gjatë orëve të vona të natës ka pasur një takim më të gjerë të përfaqësuesve të Frontit Europian dhe përfaqësuesve të VMRO-DPMNE-së.
Ky takim mësohet të ketë zgjatur deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Burimet nuk japin informacione se për çfarë saktësisht është biseduar në këtë takim që ka zgjatur me orë të tëra.
Marrëveshjet eventuale mes VMRO-DPMNE-së dhe Frontit Europian filluan të dalin në shesh që nga votimi i riorganizimit të qeverisë dhe ministrive brenda Kuvendit të RMV-së, kur ky propozim ligj mori mbështetjen e disa deputetëve të Frontit Europian./GazetaExpress/