10.1 C
Tetovo
E enjte, 6 Mars, 2025
BallinaLajmeEVN rrethohet nga garda e policisë/ Protestuesit kërkojnë nga EVN sqarim

EVN rrethohet nga garda e policisë/ Protestuesit kërkojnë nga EVN sqarim

Policia kështu kishtë bllokuar ndërtesën e EVN-së në Butel ku sot u mblodhën qindra qytetarë të revotuar për të shprehur paknaqësitë e tyre ndaj kësaj kompanie e cila sic thonë ata po I vjedhë qytetarët. 

Qytetarët e RMV-së kanë shprehur revoltën e tyre kundërs kompanisë EVN, Në këtë protesët të sotme shihet një numër i madh i gardës policore këtu duke e mbrojtuar objektin e kompanisë EVN.

Ndersa qytetarët me pankarta në duar shprehen revoltën e tyre ndaj kompanisë EVN.  

Revolta shpërtheu në protestë pasi shumë qytetar paguan çmime të larta të energjisë elektrike ndërsa inicuesi i protestës, Agim Demiri thotë.

“Kërkojmë nga EVN që të merr masa urgjente për zgjidhjen e këtij problem nëse nuk shohim veprim konkrete do të vazhdojmë protestat çdo javë”  – tha Agim Demiri Organizator i portestës

Mbrëm EVN tregoi se mbi 2000 mijë fatura i ka korigjuar, Ajo na ka vjedhur dhe dje ka pranuar që ka vjedhur.  Kemi ardhur këtu për të thënë: Mos na vjedh më.

Disa protestues besojnë se kjo bëhet me dallime edhe në baza etnike.

Banor i Haraçinës ka blerë shtëpinë e Maqedonasit deh maqedonasi I ka thënë mos e ndrysho emrin le të rije shfrytëzoje për dy vite, s aka qenë në ëmër të tij ka ardhu rryma shumë pak edhe kemi fakte. 

Nga EVN në vend se të përgjigjen pse qytetarëve ju arrijnë fatura të larta, ata kanë zgjedhur edhe sot të sulmujon dhe fajsonë qytetarët e Haracinës dhe Hasanbegut për sic thonë ata vjedhje të rrymës.

Elektrodistribuimi investon në modernizimin dhe përmirësimin e rrjetit të distribuimit dhe në kuadër të këtyre investimeve tërësisht është rikonstruktuar rrjeti në Haraçinë dhe Hasanbeg. Edhe pse janë bërë investime në këto rajone, qytetarët shkatërrojnë pajisjet dhe lidhen ilegalisht në rrjet, që përfaqëson vepër penale.

Vjedhjet e energjisë elektrike në këto vende janë mbi 50%. Vetëm në gjashtë muajt e fundit janë regjistruar mbi 100 denoncime për vjedhje në prani të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Si rezultat i këtyre investimeve, tek një pjesë e konsumatorëve për herë të parë bëhet matje e saktë e energjisë elektrike të konsumuar.

Sipas EVN-se Elektrodistribuimi i lexon orëmatësit çdo muaj, edhe pse sipas Rregullave të Furnizimit, kompania ka detyrim ligjor që t’i lexojë një herë në tre muaj. Ashtu si gjithmonë, çdo konsumator ka të drejtë të kërkojë korrigjimin e faturës në mënyrë telefonike, me e-mail dhe pranë zyrave të pranimit të Qendrave Energo të Konsumatorëve të Elektrodistribuimit, thonë nga EVN. /tvklan.mk/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments