EVN Maqedoni është pronari i ri i Shtëpisë së Qytetit në bregun e lumit Vardar. Nga Qyteti i Shkupit informojnë se ankandi elektronik ka përfunduar me sukses i cili vijoi pasi pushteti lokal vendosi ta shiste atë sepse ishte mjaft e vogël për të ngërthyer tërë administratën e qytetit. Kompania e vetme që ka treguar interes në ankand ishte EVN që ofroi çmimin fillestar të kërkesës prej 12.7 milion euro. Tani për 15 ditë EVN do të duhet ta bëjë pagesën, pas çka do të pasojë nënshkrimi i kontratës.