-4.6 C
Tetovo
E diel, 12 Janar, 2025
BallinaLajmeEuronews: RMV-ja ndër vendet më të prekura nga ndotja!

Euronews: RMV-ja ndër vendet më të prekura nga ndotja!

Maqedonia e Veriut është një ndër vendet më të goditura nga ndotja e ajrit. Sipas raporteve të Komisionit Evropian dhe Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, Maqedonia e Veriut, bashkë me Serbinë, shënon shkallë të lartë të vdekshmërisë si pasojë e ndotjes së ajrit, shkruan Euronjuz.

Nga vendet fqinje, Shqipëria, Bullgaria dhe Mali I Zi, gjithashtu shënojnë nivele të larta të ndotjes.

Në vitin 2021, OBSH-ja kishte përditësuar udhëzimet për cilësinë e ajrit, duke ulur pragun e rekomanduar të koncentrimeve vjetore të dioksidit të azotit dhe grimcave PM2.5.

Në dhjetor, BE-ja miratoi rregulla më të ashpra për cilësinë e ajrit, me qëllim të afrimit të standardeve me rekomandimet e OBSH-së deri në vitin 2030.

Këto rrgulla obligojnë vendet anëtare të BE-së, që rregullisht t`i ndjekin grimcat PM.

Në vitin 2021 ekspozimi ndaj grimcave PM 2.5 ka shkaktuar vdekjen e parakohshme të rreth 239.000 njerëzve në Evropë, derisa edhe 48.000 të tjerë kanë vdekur si rezultat I ekspozimit ndaj dioksidit të azotit – thuhet në raportin e Agjencisë Evropiane për Ambient Jetësor.

Një hulumtim i nismës për planifikim Hapësinor, Ambient Jetësor dhe shëndet në Barcelonë, ka potencuar sfidat e ndryshme me të cilët përballen pjesë të ndryshme të Evropës, duke llogarituir edhe vendet e Evropës Juglindore, sikurse Maqedonia e Veriut, në pëballjen me ndotjen e ajrit. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments