Eurodeputetja greke Eva Kaili e përfshirë në skandalin e Katargate mund të përballet me një dënim prej 15 vjet burg.
Ajo pritet të dalë të enjten para autoriteteve belge, të cilat do të vendosin nëse do ta caktojnë ose jo masën në paraburgim.Në Bruksel dënimet për krimet për të cilat ajo akuzohet janë më të buta, duke filluar nga tre deri në maksimumi pesë vjet. “Ekathemerini” shkruan se nëse Kaili shpallet fajtore edhe në Greqi, dënimi i dhënë nga autoritetet gjyqësore në shtetin fqinj do të jetë shumë herë më i rëndë se në Belgjikë.