10.8 C
Tetovo
E hënë, 10 Nëntor, 2025
BallinaLajmeEurodeputeti nga Partia Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev: Të bëhen publike të dhënat...

Eurodeputeti nga Partia Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev: Të bëhen publike të dhënat e personave që kanë marrë shtetësi bullgare

Eurodeputeti nga Partia Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, kërkoi miratimin urgjent të ndryshimeve në Ligjin për shtetësinë bullgare gjatë një diskutimi me gazetarë bullgarë në Bruksel, përcjell TV21.

“Aktualisht, Ligji për shtetësinë bullgare është i paqartë dhe nuk siguron njohjen e duhur të komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut,” tha Kovaçev.

Ai shtoi se propozim ligji parashikon që disa të dhëna personale të personave që kanë marrë shtetësinë bullgare të bëhen publike, duke treguar se ata vetë janë identifikuar si bullgarë.

“Kjo gjithashtu do të ndihmojë për të përcaktuar madhësinë e komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut dhe personat që kanë dokumente bullgare të identifikimit”, theksoi Kovaçev.

Eurodeputeti shtoi:

Do të krijohet një regjistër publik pranë Ministrisë së Drejtësisë me të dhëna të kufizuara për emrin dhe vendbanimin e personit që ka aplikuar dhe ka marrë shtetësinë bullgare. Në lidhje me Maqedoninë, numri i tyre është mbi 180 mijë, dhe aktualisht mbi 20 mijë janë ende në proces përpunimi. Ju vetë keni ardhur vullnetarisht dhe keni deklaruar: ‘Ja gjyshja, gjyshi janë bullgarë. Ja dokumentet që tregojnë pjesëmarrjen në ekzarkhi, ushtri dhe shkolla bullgare. Unë nënshkrova një deklaratë që ndihem si bullgar etnik dhe bazuar në këtë mora shtetësinë bullgare’”, citohet Kovaçev nga korrespondentja e BNR-së në Blagoevgrad, Keti Trençeva.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments