21.8 C
Tetovo
E mërkurë, 9 Korrik, 2025
BallinaLajmeBotaEurodeputeti austriak në PE: Historikisht, Serbia ka qenë agresori ndërsa Kosova viktima

Eurodeputeti austriak në PE: Historikisht, Serbia ka qenë agresori ndërsa Kosova viktima

Eurodeputeti Lukas Mandl, në fjalën e tij sot para anëtarëve të Parlamentit Evropian, kur po diskutohej për aplikimin e Kosovës në BE, ka folur për marrëdhënien e Kosovës me Serbinë.

Mandl ka thënë se nuk duhet të bëhet një krahasim mes Serbisë dhe Kosovës, pasi tha se dihet historikisht që njëri ka qenë agresori ndërsa tjetra viktima, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Eurodeputeti austriak, vëmendje i ka kushtuar edhe faktit se Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, pas luftës së saj të paprovokuar në Ukrainë, ndërsa në anën tjetër, Kosova ka qenë plotësisht pro sanksioneve.

“Përpara e kemi një javë ku pritet të merren disa vendime shumë të rëndësishme dhe nuk duhet të mendojmë se këto dy vende janë të njëjta sepse historikisht një vend ka qenë agresori dhe tjetri ka qenë viktima. Gjatë kësaj kohe kemi parë se një vend nuk ka qëndruar pro sanksioneve ruse dhe një shtet tjetër ka qenë plotësisht pro sanksioneve dhe në përputhje të plotë me të gjithë politikën tonë të sigurisë”, deklaroi Mandl.

Ai po ashtu ka lartësuar qëndrimin e qytetarëve të Kosovës karshi sulmit nga Serbia.

“Kjo është ajo që qytetarët e Kosovës kanë dekada që e bëjnë dhe janë detyruar ta bëjnë fatkeqësisht meqë janë ata që janë sulmuar para 25 vjetësh – ata na dhanë një shembull të qartë se si mund të luftohet, por edhe si të krijohet një shtet modern, shtet me kushtetutë moderne dhe me sundim ligji”, theksoi eurodeputeti Lukas Mandl.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments