Ndaj qëndrimit të Athinës në Euroaktiv ka reaguar edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili komentoi se “zakonet e vjetra vdesin rëndë dhe zakonet e vjetra ballkanike vdesin edhe më rëndë”.
- Ne do të vazhdojmë të luftojmë për më shumë Evropë dhe më pak Ballkan në fqinjësinë tonë. Kjo do të thotë të mendosh për të kaluarën e përbashkët me sytë e së ardhmes dhe të mos e turbullosh të ardhmen e përbashkët me sytë e së shkuarës, tha Rama për “Euraktiv”.