Ilhan Kyuchyuk, euro-deputeti nga Bullgar, ka shprehur mbështetjen e tij për Talat Xhaferin, pasi ai u zgjodh nga BDI-ja, Kryeministër i parë shqiptarë i Qeverisë Teknike.
Në urimin e tij Kyqyk shkruan se Xhaferi ka bërë një punë të shkëlqyer si kryetar i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut dhe se ai është personi i duhur për të udhëhequr vendin në integrimin europian.
Statusi i plotë:
Urime Talat Xhaferit për nominimin për kryeministër nga partia e tij. Lidershipi i tij si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut ka qenë shembullor. Duke i uruar suksese ndërsa ai vazhdon të udhëheqë vendin në rrugëtimin e tij europian.