2.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeËshtë shtuar siguria në burgun e Idrizovës pas planit për arratisje

Është shtuar siguria në burgun e Idrizovës pas planit për arratisje

Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve në koordinim me INP Idrizovë dhe me organet e sigurisë në dy muajt e fundit ka ngritur nivelin e sigurisë, pasi ka marrë informacione se persona të dënuar po planifikojnë arratisje të organizuar nga institucioni, informojnë nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve.

Nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve theksojnë, se në koordinim me INP Idrizovë dhe me organet e sigurisë, ndërsa në bazë të informatave të mbledhura për gjendjen e sigurisë në INP Idrizovë, të cilat informacione kanë treguar dyshim të bazuar se nga ana e personave të dënuar po ndërmerren veprime të kundërligjshme me të cilat do të krijoheshin kushte për një arratisje të organizuar nga institucioni, në dy muajt e fundit e ngriti nivelin e sigurisë për të ardhur deri në informacione më të detajuara dhe për të kontrolluar besueshmërinë e tyre.

Njëkohësisht, siç theksojnë nga Drejtoria, janë bërë edhe disa gërmime në qarkun e repartit gjatë të cilave është gjetur një tunel i papërfunduar nëntokësor prej rreth 50 metra i gjatë në drejtim të objekteve të cilat shemben drejt murit rrethues.

“Pas përfundimit të aktiviteteve të planifikuara dhe rrënimit të realizuar, në orët e pasdites janë në terren organet kompetente për t’i hetuar të gjitha rrethanat me qëllim të konstatimit të të gjitha fakteve deri në zbardhjen e plotë të të gjitha çështjeve”, thuhet në kumtesë.

Nga Drejtoria, gjithashtu, theksojnë se do të ndajnë informacione shtesë, pas marrjes së të dhënave më të detajuara që mund të ndahen me opinionin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments