8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeËshtë pranuar aktakuza për “Lidhjen ndërkombëtare”, akuzohen Boki 13 dhe deputetja Remenski

Është pranuar aktakuza për “Lidhjen ndërkombëtare”, akuzohen Boki 13 dhe deputetja Remenski

Në Penale do të gjykohet rasti Lidhja Ndërkombëtare. Boki 13 do të duhet të ulet në bankën e të akuzuarve për mashtrim dhe pastrim parash.

Përveç tij, akuzohen gjithashtu babai i tij Mile Jovanovski, nënkryetarja e Lidhjes, Jasna Mandiç, si dhe deputetja e LSDM-së, Frosina Remenski.

Kjo pason pasi shefja e Prokurorisë për Krimin e Organizuar, Vilma Ruskovska, paraqiti aktakuzë, ndërsa sot Gjykata Penale e pranoi atë.

Tani, rasti duhet t’i caktohet një gjykatësi dhe të caktohet gjykimi i parë për këtë rast.

Në rastin e Lidhjes Ndërkombëtare, janë dëmtuar biznesmenë që Boki 13-shit i kanë paguar gati një milion euro, dhe ai u ka premtuar atyre projekte fiktive për shtëpi pleqsh.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments