1.3 C
Tetovo
E diel, 17 Nëntor, 2024
BallinaLajme“Është koha për veting ndërkombëtar” – BDI: Të miratojmë ligjin për një...

“Është koha për veting ndërkombëtar” – BDI: Të miratojmë ligjin për një verifikim të të gjitha akuzave që nga pavarësia

Bashkimi Demokratik për Integrim tha se është koha për veting ndërkombëtar, pasi siç thotë, ndërhyrjet politike bënë që besimi në gjyqësor të jetë 2 për qind, duke akuzuar palën maqedonase për presion partiak. BDI u bëri thirrje të gjitha partive politike, që siç tha, të tejkalojnë veten dhe të miratojnë ligjin për një verifikim të monitoruar ndërkombëtarisht të të gjitha akuzave që nga pavarësia e deri më sot.

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se, për fat të keq, përpjekjet për vendosjen e drejtësisë joselektive kanë dështuar edhe sot e kësaj dite.

Të gjitha ndërhyrjet politike sollën besimin në gjyqësor deri në 2% për shkak të presionit partiak në të gjitha vitet e pas pavarësisë, nga partitë politike maqedonase, i cili vazhdon edhe sot me qëllim të vendosjes së drejtësisë selektive sipas agjendës së partisë.

Ndaj, për të gjitha dështimet dhe mosbesimin, është koha që të vendoset një veting të monitoruar ndërkombëtarisht për të gjithë politikanët, gjyqtarët, prokurorët, oligarkët, por edhe për privatizimin dhe tranzicionin në të 32 vitet e pavarësisë.U bëjmë thirrje partive politike të kapërcejnë veten, të ndalojnë gjuetinë e shtrigave dhe mashtrimin e publikut për defokus politik dhe së bashku të miratojmë ligjin për një verifikim të monitoruar ndërkombëtarisht të të gjitha akuzave që nga pavarësia e deri më sot”, thotë BDI.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments