10.6 C
Tetovo
E martë, 22 Tetor, 2024
BallinaLajmeËshtë hedhur granatë dore në selinë e partisë së Samka Ibraimovskit në...

Është hedhur granatë dore në selinë e partisë së Samka Ibraimovskit në Tetovë i cili thotë: Do të gjendet personi që ka gjuajtur bombën, ka video incizime.

Ish-deputeti Samka Ibraimoski është prononcuar pas hedhjes së mjetit shpërthyes para selisë së Partisë për Emancipim të Plotë të Romëve, përcjell TV21. Ibraimoski thotë se ka video incizime se si personi ka thyer xhamin dhe ka gjuajtur bombë në objektin në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë.“Tashmë ka video incizime dhe do të gjendet personi. Gjithçka është parë, gjithçka është thënë. Në 04:23 minuta, ka ardhur këtu, e ka thyer xhamin, e ka gjuajtur bombën, ka pasur guxim të kthehet mbrapa që ta shohë nëse është aktivizuar apo nuk është aktivizuar, tash për fat të mirë nuk është aktivizuar për pak. Por edhe anëtari jonë i partisë e ka marrë fshesën që ta fshijë, për fat të mirë nuk e mori që ta fshijë sepse ka qenë para derës, do të ishte shpërthim i tmerrshëm. Bëhet fjalë për bombë kashikarë nga më të vjetrat që ka ndikim shkatërrues”, tha mes tjerash Ibraimoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments