3 C
Tetovo
E hënë, 20 Janar, 2025
BallinaLajmeESHS: Rritja natyrore – më shumë vdekje se sa lindje

ESHS: Rritja natyrore – më shumë vdekje se sa lindje

linku http://klanmacedonia.mk/eshs-rritja-natyrore-me-shume-vdekje-se-sa-lindje/

PANDEMIA KA NDIKUAR NEGATIVISHT NË RRITJEN NATYRORE TË POPULLSISË

Në Maqedoninë e Veriut, vitin e kaluar, ka pasur 18.580 lindje, ndërsa është shënuar numër rekord I vdekjeve – 28.816, që do të thotë se rritja negative natyrore është minus 10.236 – njoftojnë nga Enti Shtetëror për Statistika, raporton KlanMacedonia.

Pandemia negativisht ka ndikuar edhe në vitin 2020 kur janë shënuar -25.775 vdekje. Para pandemisë së COVID-19, në Maqedoninë e Veriut brenda një viti mesatarisht janë shënuar dic më shumë se 20 mijë vdekje.

2015 – 20.461 vdekje

2016 – 20.421 vdekje

2017 – 20.318 vdekje

2018 – 19.727 vdekje

2019 – 20.446 vdekje

2020 – 25.775 vdekje

2021 – 28.816 vdekje

Shqetësuese janë të dhënat edhe për tremujorin e parë të vitit 2022. Sipas Entit Shtetëror për Statistika, në Janar, Shkurt dhe Mars të këtij viti janë shënuar 4.009 lindje dhe 7.427 vdekje që do të thotë se rritja natyrore është minus 3.418. Megjithatë nataliteti ka shënuar rritje prej 2.9% në krahasim me vitin e kaluar.

Nga 80 Komunat e Maqedonisë së Veriut, në tremujorin e parë, vetëm në 9 Komuna shënohet rritja natyrore e popullsisë. Bëhet fjalë për Vasilevën, Likovën, Studeniçanin, Sarajin, Çairin, Shuto Orizaren, Haraçinën dhe Dollnenin.

Gjatë tremujorit të parë të këtij viti janë regjistruar 2.468 martesa apo 8.4% më pak në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti 2021. Gjatë kësaj periudhe janë shënuar edhe 459 divorce. /KlanMacedonia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments