3.7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaErdogani sfidon Putinin: Turqia me Ukrainën, nuk lejojmë t’i preket territori!

Erdogani sfidon Putinin: Turqia me Ukrainën, nuk lejojmë t’i preket territori!

Pavarësisht se është përpjekur të ruajë marrëdhënie të mira me presidentin rus Vladimir Putin, Rexhep Tajip Erdogan zgjodhi të pozicionohej qartazi kundër vendimit të Rusisë për të njohur si të pavarura dy rajone në Ukrainën Lindore.

Një hap i tillë është i papranueshëm. Vendimi i Rusisë për të njohur të ashtuquajturat Republikat  Donetsk dhe Luhansk përbën një shkelje të qartë jo vetëm të marrëveshjeve të Minskut, por edhe të unitetit politik, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Ne e kundërshtojmë me forcë këtë vendim të Moskës”, thuhet në deklaratën me shkrim të ministrisë së cituar nga mediet turke.

Në deklaratë, nënvizohet më tej angazhimi i Ankarasë për të ruajtur unitetin politik dhe integritetin territorial të Ukrainës, ndërsa i bëhet thirrje palëve të përfshira që të respektojnë ligjin ndërkombëtar. Turqia, anëtare e NATO-s, ndan kufij detarë si me Ukrainën, ashtu dhe me Rusinë në Detin e Zi.

Ndërsa ka blerë nga Moska sistemet e avancuara të mbrojtjes, S400, Turqia nga ana tjetër i ka shitur Kievit dronët e saj të sofistikuar ushtarakë. Edhe pse është përpjekur ta forcojë bashkëpunimin me Rusinë në fushat e mbrojtjes dhe të energjisë, Ankara i ka kundërshtuar nga ana tjetër politikat e Moskës në Siri dhe Libi, si dhe aneksimin e Gadishullit të Krimesë në  2014-tën.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments