Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan inauguroi sot urën e varur më të gjatë të botës mbi ngushticën e Dardaneleve në Turqinë veriperëndimore.
Zyrtarët thanë se ura e re do të shkurtojë lidhjen mes Evropës dhe Azisë në gjashtë minuta.
Ura e re ‘Canakale’ kushtoi 2.5-miliardë euro për t’u ndërtuar, çka u realizua nga një konsorcium turko-korean.
Me distancën prej 2.023 kilometra mes dy kullave kryesore, ajo bëhet më e gjatë se mbajtësja e rekordit, ura Akashi Kaikio në Japoni.
Inaugurimi i sotëm koinçidonte me përvjetorin e 107-të të fitores së forcave detare Otomane kundër britanikëve e francezëve në Gallipoli në Luftën e Parë Botërore.
Erdogan përmendi betejën në fjalimin e tij duke thënë se ura “do të mbajë gjallë kujtimin e martirëve të Dardaneleve.”
Presidenti Erdogan ka promovuar shpesh projekte gjigante infrastrukture në Turqi, siç ishte ura e tretë mbi Bosfor, megjithë kritikat për borxhin nga opozita.



