3.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeErdogani: I lutem Zotit që Xhamia e Namazgjasë, të sjelli dobi për...

Erdogani: I lutem Zotit që Xhamia e Namazgjasë, të sjelli dobi për të gjithë shqiptarët(video)

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama inauguruar ditën e sotme hapjen e xhamisë së madhe të Namazgjasë në Tiranë.

Në fjalën e tij presidenti turk, tha se kjo është xhamia më e madhe në Ballkan, që do tu shërbejë të gjithë besimtarëve myslimanë.“Sot jam shumë entuziast dhe i lumtur që jam këtu së bashku me ju. Për këtë arsye gjithësecilin nga ju dua ta falenderoj për të gjtiha emocionet që më dhuruat. Personalisht jam shumë me fat sot që ndodhem në këtë ambient shumë të shenjtë. I lutem Zotit që Xhamia e Namazgjasë, që është xhamia më e madhe në Ballkan, të sjelli dobi për të gjithë shqiptarët dhe gjithë myslimanët mbarë në Ballkan. Dëshiroj të shpreh konsideratën, mirënjohjen time dhe falemnderimet më të thella për kryeminsitrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili përgjatë gjithë procesit të ndërtimit të Namazgjasëm, e ndërtuar me kontributet e Turqisë, falenderoj gjithë shqiptarët që kanë kontribuuar sadopak në realizimin e kësaj vepre madhështore. Xhamia e Namazgajsë, xhamia më e madhe në Ballkan që tashmë do të zërë vendin e saj në kujtimet tona të cilat i kanë rrënjët shumë të thella duke tejkaluar 6 shekuj. Xhaminë e madhe të Namazgjasë e kemi projektuar si një strukturë e cila në brendësinë e saj transmeton vlerat nga tradita, dhe në të ardhmen na integron në vlerat e historisë tonë dhe teknologjinë e përdorur gjatë ndërtimit. Serviret shumë bukur dhe arkitektura Osmane e cila dominon në Ballkan”, tha presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments