11.9 C
Tetovo
E hënë, 16 Shtator, 2024
BallinaLajmeBotaErdogani: Do të zhvillojmë sistemin tonë të mbrojtjes ajrore, nëse Izraeli ka...

Erdogani: Do të zhvillojmë sistemin tonë të mbrojtjes ajrore, nëse Izraeli ka “Kupolën e Hekurt” – ne do ta kemi të “çeliktë”

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se Turqia po zhvillon sistemin e saj të mbrojtjes kundërajrore “Kupola e Çeliktë”, duke synuar të integrojë sistemet e mbrojtjes, sensorë dhe armë – si dhe vazhdimin e mëtejmë të avancimin e fluturakeve pa pilot.

“Turqia do të zhvillojë sistemin e saj të mbrojtjes kundërajrore. I gjithë projekti Kupola e Çeliktë do të ketë të gjithë komponentët. Nëse (Izraeli) ka Kupolën e Hekurt, ne do të kemi Kupolën e Çeliktë”, tha Erdogan.

Erdogan theksoi se Kupola e Çeliktë do të sigurojë që sistemet turke të mbrojtjes ajrore të jetë me shtresa të shumëfishta, ku të gjithë sensorët dhe armët turke të punojnë në integrim me njëra-tjetrën.
Ai gjithashtu foli për avancimin e mëtejmë të teknologjisë së fluturakeve pa pilot.
“Momentumin që e kemi fituar në mjetet ajrore pa pilot po shikohet me zili jo vetëm nga kombet tona mike dhe vëllazërore, por nga e gjithë bota”, tha ai.
Me vënien në punë të mjeteve ajrore pa pilot Kizilelma dhe ANKA-3, testet e të cilave po vazhdojnë, Turqia do të jetë një lojtar në një “ligë të re” në këtë fushë, tha presidenti turk.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments