“Ne jemi të vendosur ta bëjmë Turqinë qendrën shëndetësore të tre kontinenteve”, tha presidenti i Turqisë
Turqia deri më sot ka dërguar ndihma mjekësore në 138 vende në mbështetje të luftës së tyre kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ne kemi dërguar pajisje mjekësore dhe furnizime në 138 vende, pavarësisht fesë, gjuhës, racës ose rajonit”, tha Erdoğan në ceremoninë e inaugurimit të një spitali të ri shtetëror në Stamboll.
Duke theksuar se përpjekjet shembullore të Turqisë kundër virusit hodhën themelet për mundësi të reja në turizmin mjekësor, ai shtoi se “Ne jemi të vendosur ta bëjmë Turqinë qendrën shëndetësore të tre kontinenteve”, duke iu referuar Azisë, Evropës dhe Afrikës.
“Falë masave që kemi marrë dhe metodave që kemi zhvilluar, ne jemi ndër vendet që kaluan epideminë me humbjen më të vogël të jetëv3”, tha ai.
Duke folur për spitalin e ri shtetëror Dr. Lütfi Kırdar në rrethin Kartal të Stambollit, Erdoğan tha se pritet që në këtë spital të kryhen rreth 100 mijë operacione në vit, veçanërisht operacione të kancerit.