Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i ka ka dërguar një mesazh Presidentit të Francës, Emmanuel Macron lidhur me fenë islame.
Në një deklaratë publike Erdogan përsëriti kritikat kundër homologut francez, për përdorimin e retorikës së këtij të fundit kundër islamizmit, dhe e akuzon se këtë gjë e bën për të mbuluar dështimet e tij.
“Ata që janë të shqetësuar nga ngritja e islamit po e sulmojnë fenë tonë nëpërmjet krizave që ata i shkaktojnë. Retorika anti-islamike dhe anti-myslimane është mjeti më i përdorshëm për politikanët perëndimorë për të mbuluar dështimet e tyre. ‘Islami francez’, ‘islami europian’ dhe ‘islami austriak’ janë shembujt e fundit”, citohet Erdogan nga mediat turke.
Kreu i shtetit turk tha se e gjithë retorika bëhet për të keqinformuar njerëzit rreth islamizmit dhe se nuk tregojnë se cili është islami i vërtetë./tvklan.al