Duke folur për humbjet territoriale të Perandorisë Osmane, në fjalimin e tij në tubimin e djeshëm pro-palestinez në Stamboll, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e barazoi Shkupin me Edrenenë, duke përfshirë qytetin maqedonas midis qyteteve nga Greqia, Siria dhe Iraku, “të marra me forcë nga atdheu turk”!
- Një shekull më parë, për këtë komb dhe këtë shtet, Gaza ishte ajo që është Adana. Ashtu si Edreneja dhe Shkupi, Kirklareli dhe Selaniku, Mardini dhe Mosuli, si dhe Gaziantepi dhe Alepo, Gaza ishte pjesë e pandashme e territorit të atdheut. (Sa i përket humbjes së trojeve tona) nga kemi ardhur dhe ku jemi tani? Na kanë ndarë nga të gjitha këto troje, që janë pjesë e jona po aq sa gjaku, jeta dhe dashuria jonë. Në këtë tubim madhështor, ku u mblodhëm për të mbështetur vëllezërit dhe motrat tona palestineze në Gaza, ne duhet të largohemi me vendosmërinë për të mos lejuar që një Gazë tjetër të mos ndodhë më, tha Erdogan.