8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaERDOGAN PARALAJMËRON REFERENDUM PËR SHAMINË E KOKËS

ERDOGAN PARALAJMËRON REFERENDUM PËR SHAMINË E KOKËS

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se partia e tij mund të mbajë referendum për amendamente kushtetuese që do të mbronin të drejtën e grave për të mbajtur shami të kokës.

Partia Drejtësi dhe Zhvillim (AK) e Erdoganit u takua me partitë opozitare për këtë çështje, teksa subjektet politike po tentojnë të marrin mbështetjen para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale që mbahen në qershorin e vitit 2023. Sipas sondazheve, mbështetja për Qeverinë e Erdoganit është duke rënë.

Sondazhet e tjera tregojnë se pak turq e shohin shaminë e kokës si çështje debati, ndërkaq kritikët dhe opozita thanë se caku i vërtetë i ndryshimeve kushtetuese është komuniteti LGBT+.

Shamia e kokës më herët ka qenë burim i ndasive të mëdha në Turqinë me popullsi myslimane, por që është shtet sekular. Por, kjo çështje ka nxitur kundërthënie pas reformave të ndërmarra gjatë qeverisjes 20-vjeçare të partisë me rrënjë islamike të Erdoganit.

Megjithatë, partia sekulariste CHP, për një kohë të gjatë ka kundërshtuar veshjen e shamisë së kokës në Parlament dhe në institucionet publike, duke rikthyer muajin e kaluar debatin për të drejtën e shamisë.

Në përgjigje, Erdogan propozoi reforma kushtetuese për këtë çështje, së bashku me disa masa për mbrojtjen e familjes nga ata që ai i quan “trendë perversë”, që duket se kanë për cak ligjet për martesat mes gjinisë së njëjtë nëpër botë.

Presidenti Erdogan tha se referendumi mund të mbahet nëse ndryshimet nuk marrin mbështetjen e 360 deputetëve në Parlamentin prej 600 ulësesh. Partia e tij dhe aleatët nacionalistë kanë së bashku 334 deputetë.

“Ne jemi të gatshëm të marrin hapa të tjerë, përfshirë referendumin”, tha Erdogan para Parlamentit.

Më 2 nëntor, Partia AK u takua me tri partitë opozitare dhe subjekti më i madh opozitar, Partia Popullore Republikane (CHP), tha se nuk do të mbështesë ndryshimet./REL

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments