7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaErdogan në hapat e Putinit? Turqia tërhiqet nga traktati i sigurisë i...

Erdogan në hapat e Putinit? Turqia tërhiqet nga traktati i sigurisë i pas Luftës së Ftohtë

Me vendim të presidentit Rexhep Tajip Erdogan, Turqia tërhiqet nga Traktati për Forcat Konvencionale në Evropë (CFE), një marrëveshje kyçe e pas Luftës së Ftohtë.

Vendimi është publikuar në numrin e sotëm të gazetës së Qeverisë në Turqi dhe hyn në fuqi nga data 8 prilli.

Traktati i Forcave konvencionale në Evropë u nënshkrua në nëntor 1990 ndërmjet Paktit të Atlantikut Verior, NATO-s dhe Traktatit të Varshavës. Traktati për Forcat Konvencionale caktoi kufizime mbi numrin e avionëve luftarakë, helikopterëve sulmues, artilerisë së rëndë dhe tankeve e divizioneve që mund të dislokoheshin ndërmjet Oqeanit Atlantik dhe Maleve Urale të Rusisë.

Traktati i vitit 1990, i negociuar dhe i përfunduar në fund të Luftës së Ftohtë, ishte krijuar për të de-përshkallëzuar konfliktet e mundshme Lindje-Perëndim. Ai vendosi kufizime në armatime për të ruajtur ekuilibrin ushtarak midis NATO-s dhe vendeve të atëhershme të Traktatit të Varshavës.

Rusia u tërhoq zyrtarisht nga traktati CFE nëntorin e vitit të kaluar, por e kishte pezulluar pjesëmarrjen aktive shumë vite më parë. Rusia kishte pezulluar përfshirjen e saj në traktat në 2007.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments