6.9 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaErdogan: Macron ka nevojë për kontroll mendor.Franca tërheq ambasadorin e saj në...

Erdogan: Macron ka nevojë për kontroll mendor.Franca tërheq ambasadorin e saj në Ankara

Pas një sërë përplasjesh në distancë për çështjen e Mesdheut lindor, konfliktit Armeni-Azerbajxhan dhe së fundmi edhe për serperatizmin islamik, marrëdhëniet mes Turqisë dhe Francës janë tensionuar ndjeshëm. Duke iu referuar deklaratave të presidentit francez Emanuel Macron që e përshkroi Islamin si “një fe në krizë në të gjithë botën”, homologu i tij turk nuk nguroi ta cilësoi atë si një person që ka nevojë për kontroll mendor.

Macron ka nevojë për një trajtim mendor. Çfarë mund t‘i themi një kreu të shtetit përveçse të kontrollohet nga pikëpamja mendore, sepse ai nuk e kupton lirinë e besimi dhe sillet në këtë mënyrë për miliona anëtarë të besimit të ndryshëm që jetojnë në vendin e tij”.

Gjithashtu Erdogan gjatë një takimi partiak të mbajtur në qytetin Kajseri, tha se nëse Evropa nuk shërohet nga sëmundja e islamofobisë atëherë ajo do të shkatërrohet.

Evropa me frontin që ka hapur kundër muslimanëve po përgatit fundin e saj. Ata duhet të shpëtojnë sa më parë nga kjo sëmundje e islamofobisë brenda trupave të tyre. Në të kundërtën kjo sëmundje do të shkatërrojë nga brenda të gjithë Evropën, përfshirë nga Franca e deri tek Gjermania“.

Gjithashtu Presidenti turk e akuzoi në mënyrë direkte Francën se qëndron pas Armenisë në konfliktin me Azerbajxhanin për krahinën e Nagorni-Karabakut, duke e furnizuar atë më armë.

Menjëherë pas këtyre deklaratave Franca me urdhër të presidentit Emanuel Macron tërhoqi ambasadorin e saj në Ankara. “Inati dhe fyerja nuk janë një metodë,”citon Reuters zyrën e Macron.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments