2.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaErdogan këshillë Greqisë

Erdogan këshillë Greqisë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i bëri thirrje Greqisë të hapë kufijtë e saj dhe të lejojë migrantët të lëvizin në vendet e tjera të Evropës.“Këta njerëz nuk do të qëndrojnë (në vendin tuaj), ata do të shpërngulen në vendet e tjera evropiane,” tha Erdogan të dielën në Stamboll. “Pse nuk i hapni portat gjithashtu, le t’i shkojnë në vende të tjera dhe të shpëtoni vetes këtë barrë”.

Në një fjalim që shënon Ditën Ndërkombëtare të Grave, Erdogan pohoi se gruaja dhe fëmijët po mbanin barrën e kri zës.“A po e thyen zemrën e Perëndimit të gjitha këto? Jo. A po e ngre zërin? Jo ”, tha ErdoganPresidenti i Turqisë niset nesër për Bruksel, ku do të zhvillojë disa takime e diskutime me autoritetet e BE-së për çështjen e refugjatëve, ku shpreson se do ketë të tjera rezultate në negociatat e reja, pasi siç theksoi nuk mori mbështetjen e pritur nga ndërkombëtaret.Erdogan kërkon rishqyrtim të Deklaratës së Përbashkët për Refugjatët të vitit 2016. Siç i ka bërë të qartë kancelares Merkel në një bisedë telefonike dhe shprehu hapur dhe sot në Stamboll, marrëveshjet e mëparshme nuk kanë më vlerë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments