4.1 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaErdogan ‘gjueti’ gazetarëve që raportuan tërmetin, nisin arrestimet

Erdogan ‘gjueti’ gazetarëve që raportuan tërmetin, nisin arrestimet

Gazetari i pavarur Mir Ali Koçer ishte 200 milje nga epiqendra e tërmetit kur Turqia u godit nga lëkundjet katastrofike më 6 shkurt.

Duke rrëmbyer kamerën dhe mikrofonin, ai zbriti me makinë në rajonin e prekur për të intervistuar të mbijetuarit.

Gazetari ndau histori të të mbijetuarve në Twitter,  por kjo po i kushton lirinë.

Tanimë ai është nën hetim me dyshimin se ka përhapur “lajme të rreme” dhe mund të përballet deri në tre vjet burg.

Grupet për lirinë e medias thonë se me dhjetëra  gazetarë të tjerë janë arrestuar, ose penguar të raportojnë. Autoritetet turke nuk kanë komentuar mbi ndalimet. Reporterët pa Kufij (RSF) e cilësuan hetimin kundër Koçer si “absurd”.

“Nuk mund t’i mbaja lotët natën e tërmetit, u shpreh gazetari  Koçer, i cili është kurd dhe kontribuon në ëebfaqet e lajmeve pro opozitës .

Koçer u largua nga Diyarbakiri dhe u nis me makinë për në qytetin e Gaziantepit. Ai u trondit nga skenat e shkatërrimit e megjithatë vendosi të raportojë edhe deklaratat e të mbijetuarve të cilët ankoheshin se prej disa ditësh nuk kishin marrë ndihma.

Ndaj raportimeve të tilla reagoi edhe Presidenti Erdogan, i cili gjatë vizitës në një nga zonat e tërmetit u shpreh se ata që përhapin “lajme të rreme” dhe “shkaktojnë kaos social” do të ndiqen penalisht, duke i quajtur ata “provokatorë”.

Sa i përket bilancit të paktën 50,000 njerëz kanë humbur jetën në  Turqi dhe Siri teksa vijojnë operacionet e pastrimit të rrënojave

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments