7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeEra e fortë rrëzoi pullazin e Komunës së Prishtinës

Era e fortë rrëzoi pullazin e Komunës së Prishtinës

Nga ajo që ka raportuar Policia e Kosovës, janë regjistruar dëme materiale dhe një vajzë e lënduar.

Një vajzë 23-vjeçare ka pësuar lëndime si pasojë e rënies së pullazit të objektit të Komunës së Prishtinës, në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, si pasojë e erës së fortë gjatë ditës.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin dhe ka thënë se ka nisur punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave.

Sipas Policisë, e lënduara menjëherë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe ka bllokuar rrugën për qarkullimin e automjeteve.

Klinika Emergjente ka thënë për mediat lokale se viktima është pranuar me lëndime në kokë dhe se është në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Përpos të lënduarës, përplasja e pullazit ka shkaktuar edhe dëme në disa automjete të parkuara afër objektit.

Për këtë rast, Prokuroria Speciale e Kosovës ka iniciuar hetime fillimisht në drejtim të veprës penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments