2 C
Tetovo
E hënë, 24 Shkurt, 2025
BallinaLajmeEpopeja e UÇK-së, ndizen flakadanët e lirisë në Prekaz

Epopeja e UÇK-së, ndizen flakadanët e lirisë në Prekaz

Në Prekaz ka nisur manifestimi tradicional “Nata e Zjarreve”, në kuadër të Epopesë së UÇK-së.

Përmes ndezjes së flakadanëve u kujtua sakrifica e familjes Jashari për çlirimin e vendit.

Në këtë manifestim po marrin pjesë akterë politikë, anëtarë të familjes Jashari e qytetarë të shumtë.Emocione krenarie po përcillen nga ky manifestim, në 25 vjetorin e rënies së komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij, raporton RTK.

Ndryshe, ndezja e flakadanëve u bë për herë të parë edhe në Prishtinë, ngjarje kjo që përmbylli manifestimin tre-ditor në nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments