10.6 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Mars, 2025
BallinaEkonomiEnti Shtetëror i  Statistikës / Afër 23% popullatës në RMV në vitin...

Enti Shtetëror i  Statistikës / Afër 23% popullatës në RMV në vitin 2022 ishin të varfër

Enti Shtetëror i  Statistikës ka bërë përllogaritjen e indikatorëve Laeken të varfërisë për vitin 2022 në bazë të të dhënave nga Anketa për të ardhurat dhe kushtet e jetesës, e cila është zbatuar sipas rekomandimeve të Bashkimit Evropian.

Baza për përllogaritjet e varfërisë janë të ardhurat, ndërsa pragu i varfërisë është definuar në 60% nga të ardhurat mesatare ekuivalente.

Gjatë vitit 2022, shkalla e personave të varfër në Republikën e Maqedonisë së Veriut është 22.9%.

Duke analizuar sipas llojeve të amvisërive, shkalla e varfërisë tek amvisëritë të përbëra nga dy të rritur dhe dy fëmijë gjatë vitit 2022 është 27.2%.  Sipas statusit më frekuentues të aktivitetit ekonomik, shkalla e varfërisë te personat e punësuar është 8.9%, ndërsa shkalla e pensionistëve të varfër është 9.9%.

Koeficineti i Ginit (masa për shpërndarjen e pabarabartë të të ardhurave) është 29.8%.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments