16.5 C
Tetovo
E shtunë, 29 Qershor, 2024
BallinaLajmeEnti i Revizionit: Nga 24 projekte kapitale vetëm njëri ka përfunduar

Enti i Revizionit: Nga 24 projekte kapitale vetëm njëri ka përfunduar

Për 220 milionë euro është rritur vlera e projektit për ndërtimin e Korridorit 8, tregon raporti i fundit i Entit Shtetëror të Revizionit për realizimin e investimeve kapitale. Sipas marrëveshjes dypalëshe mes BE-së dhe vendit, shuma e planifikuar fillimisht ishte 340 milionë euro, por ajo u rrit në 560 milionë euro, thonë ata.

Faza e planifikimit dhe përgatitjes së projektit po zgjat shumë dhe ka rrezik të madh të humbjes së fondeve të grantit IPA në vlerë prej 60.7 milionë euro dhe implikime fiskale në të ardhmen për shkak të nevojës për sigurimin e fondeve shtesë nga Buxheti i Shtetit”

Raporti thekson gjithashtu se fazat 1 dhe 2 të ndërtimit të hekurudhës, edhe pse kanë filluar në vitin 1996, nuk kanë përfunduar as pas 28 vitesh dhe 4.6 milionë euro janë humbur për shkak të kushteve të paplotësuara për efektivitetin e kredisë.

Për autostradën Kërçovë-Ohër, e cila nuk ka përfunduar as pas 10 vitesh, në raportin e mëparshëm thuhet se do të kushtojë 589 milionë euro, ndërsa afati i ri për ndërtimin e saj është fundi i vitit 2026.

Situata është e ngjashme edhe me autostradën 10 kilometra e gjysmë nga Shkupi deri në kufi me Kosovën dhe vlera e parashikuar prej 112 milionë euro është rritur në 198 milionë euro.

Nga projektet për mjedisin jetësor, më i kushtueshëm është ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Qytetin e Shkupit, për të cilin janë siguruar 196 milionë euro, ndërsa nga BE-ja janë ndarë edhe 69.7 milionë euro.

“Edhe pse janë siguruar mjete për këtë projekt, përgatitja e këtij projekti ka filluar në vitin 2007, ndërsa në vitin 2014 është përmirësuar dhe përditësuar studimi imE fizibilitetit për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në qytetin e Shkupit, por edhe pas dhjetë vitesh projekti nuk është gati për realizim fizik”.

Projektet në fushën e shëndetësisë, ndërtimi i Qendrës Klinike të Shkupit dhe Spitalit Rajonal të Shtipit janë anuluar për shkak të ndërprerjes së kontratave për kredi dhe ndërtim. Për të dy projektet është ngritur arbitrazhë nga kontraktorët për gjithsej 45 milionë e gjysmë euro. Objekt i revizionit ishin 24 projekte në vlerë gati 4 miliardë euro. Megjithatë, vetëm për 19 prej tyre janë lidhur kontrata ndërtimi dhe deri më tani ka përfunduar vetëm një nga këto projekte, thonë nga Enti Shtetëror i Revizionit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments