1.4 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeËndrra e Grubit për korridorin 8 dhe 10 vazhdon të mbetet ëndërr!

Ëndrra e Grubit për korridorin 8 dhe 10 vazhdon të mbetet ëndërr!

 “Guximi për të besuar realizon çdo ëndërr. Pak njerëz besuan, shumë të tjerë e ëndërronin, disa guxuan. Autostrada nga Bllaca gjer në Qafë Thanë është më afër se kurrë, bashkë edhe me Korridorin 10-D”, u shpreh Artan Grubi, në korrik të vitit të kaluar.

Gjykata Kushtetuese ka nisur procedurën për kushtetutshmërinë e nenit 12 të Ligjit për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10. Këto rrugë janë duke u ndërtuar nga konsorciumi amerikano-turk “Bechtel & Enka”

Lëndë e gjykatësve kushtetues është orari i punëtorëve të angazhuar në ndërtim, për të cilët ligji thotë se mund të punojnë 60 orë në javë. Sipas gjykatësve, kjo është antikushtetuese dhe në dëm të punëtorëve, shkruan Zhurnal.

Kjo e fundit, vetëm se shkakton stërzgjatje më shumë drejt realizimit të këtij projekti për investime kapitale me rëndësi strategjike kombëtare për vendin. Bllokada e dytë e këtij projekti, mund të shkaktojë edhe pengesa në procesin e negociatave mes komisioneve punuese të Shkupit dhe Sofjes, sepse bëhet fjalë për një projekt që lidhë tre shtetet Bullgari – Maqedoni e Veriut – Shqipëri.

Vitin e kaluar nga pika kufitare në Qafë Thanë, ambasadorja amerikane në Shkup, Kate Byrns ka thënë se Korridori 8 duhet të jetë përparësi për të gjithë rajonin. Kjo lë të kuptohet se vonesat dhe zvarritjet e tilla janë në dëm të të gjithë rajonit, për interesat ekonomike dhe për qarkullimin e qytetareve.

Korridori 8 lidh Detin Adriatik me Detin e Zi. Ky korridor nis nga portet italiane të Barit dhe Brindisit, bën një ndalesë në portin e Durrësit dhe më pas vazhdon drejt Tiranës, Shkupit dhe Sofjes, duke mbërritur deri në portet e Burgasit në Varna në Detin e Zi. Ndërkaq, Korridori 10 D lidhë Maqedoninë e Veriut me Kosovën, përmes autostradës Shkup-Bllacë. Në këtë formë, krijohet një unazë Shqipëri – Maqedoni e Veriut- Kosovë.

Kujtojmë se, Komisioni Anti-korrupsion, vitin e kaluar, para Gjykatës Kushtetuese kishte kontestuar ligjin e posaçëm në Kuvend përmes së cilit Bechtel dhe Enka duhet të projektojnë dhe ndërtojnë autostradat Tetovë-Gostivar-Bukojçan, Trebenishta-Strugë-Kafthanë dhe Prilep-Manastir. Por, pa shpalljen e tenderit i mundësohet kontraktuesit që të lidhë marrëveshje për ndërtimin e autostradave. Qeveria pati argumentuar se ky model do të japë rezultate më të shpejta dhe më optimale në ndërtimin e rrjetit rrugor.

Reagimi nga Anti-korrupsioni ishte i ashpër ndaj këtij ligji. Ata i tregojnë Parlamentit që të mos miratojë projekt-ligjin, sepse ekziston një rrezik i lartë i korrupsionit, sipas këtyre projektligji shkel parimet themelore të transparencës, konkurrencës dhe favorizon një operator ekonomik.

Por, Kushtetuesja dha sinjal të gjelbër, dhe hapi rrugë rregullimeve ligjore për avancimin e ndërtimit të Korridorit 8 që do të lidhë Tetovë – Gostivar – Kërçovë – Trebeshinë – Strugë – Qafë Thanë, shkruan Zhurnal.

Anëtarë të ekipit negociator me konzorciumin amerikano – turk “Bechtel – Enka”, ishin caktuar: zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit Lupço Nikollovski, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi, ministri i Financace Fatmir Besimi, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i Ekologjisë Naser Nuredini, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, ministri i Transportit Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i “Rrugë shtetërore” Ejup Rustemi. Negociata të cilat kishin rezultuar të suksesshme në letër, por që në praktikë, hera e dytë që kontestohet ky projektligj, tani për cenim të të drejtave të punëtorëve.

“Bechtel & Enka” është kompani amerikane e specializuar në disa fusha, si: Infrastrukturë; Mbrojtje dhe siguri nukleare; Energjetikë; Pastrimin e mjedisit dhe menaxhimit; Miniera dhe metale; Petrokimikale. Në ueb-faqen e kësaj kompanie thuhet se që nga viti 1898, kanë ndihmuar klientët të përfundojnë më shumë se 25,000 projekte në 160 vende të botës dhe kanë krijuar vende të reja pune, kanë zhvilluar ekonomi, kanë përmirësuar qëndrueshmërinë e infrastrukturës së botës, kanë rritur aksesin në energji, kanë shtuar burime dhe shërbime jetësore duke e bërë botën një vend më i sigurt dhe më të pastër. “Bechtel & Enka” është kompania që ka ndërtuar autostradën në Kosovë, që shtrihet nga Prishtina drejt Maqedonisë së Veriut.//Zhurnal.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments